Edhe pse i ka munguar ekrani prej disa kohësh, moderatorja e njohur shqiptare është aktive në rrjetet sociale. Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një foto të fëmijërisë në “Instagram” dhe ka treguar se feston ditëlindjen.
“Duke u rritur përditë. Këtu 1 vjeç, sot kanë kaluar 35. Gëzuar ditëlindjen vajzë e vogël,” ka shkruar moderatorja e njohur krahë fotos së publikuar.

Bëhet fjalë për Jonida Shehun, kishte zëra që moderatorja do t’i rikthehej sërisht ekranit, por dje u përhap lajmi se ish-banorja e “Big Brother”, Alba Cobaj ia ka “rrëmbyer” emisionin që ajo pritej të prezantonte.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
