Ai prej kohësh ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe është bërë një prej reperëve më të preferuar për femrat. Bëhet fjalë për Capital T, i cili ka korrur mjaft sukses me këngët e tij që tashmë janë kthyer në hite.

Gjithashtu reperi i njohur numëron edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagram”.

Por së fundmi një faqe në “Instagram” ka publikuar një foto të reperit të shumë viteve më parë.

Në foton e publikuar nga “Vipat e bllokut oficial”, Capital T shfaqet në një moshë fare të vogël, me flokët biond dhe të prera me balluke. Që i vogël ai ka qenë shumë simpatik.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
