Kur doli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella e “çmendi” publikun shqiptar.

Teksa u shfaq shumë seksi dhe provokuese, ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve, duke u kthyer në njërën prej vajzave më të komentuara në media.

Kejvina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh publikon foto dhe video të sajat si nga ambientet e punës apo edhe jetës private.

Por këtë herë, modelja bukuroshe ka postuar në “Instastorie” dy fotografi të fëmijërisë së saj, ku e shohim me flokët bisht dhe me barkun jashtë.

Më këto foto, velina të lë përshtypjen se ka qenë e njëjta biondinë lozonjare që është dhe tani.

Gjithmonë e buzëqeshur dhe me veshje provokuese, Kejvina mbetet një nga vajzat më të preferuara të ekranit.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
