Ajo është një prej femrave më të komentuara të showbiz-it shqiptar, si dhe numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagran”. Bëhet fjalë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut si aktore e si këngëtare. Por a ju kujtohet si ka qenë Çiljeta para 16-vitesh? Xhilaga mesa duket është bërë nostalgjike pasi në profilin e saj në “Instagram” ka postuar një fragment të shkurtër të një filmi ku ajo ka luajtur.

“Kur shikon veten 16 vite me parë. “Ishte kohë për Dashuri” me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar në të gjithë filmin është ‘Floriiiii ku po shkonnnn’”, ka shkruar Çiljeta në postim.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
