28 Shkurt, 2018

Sot ditëlindja e Dr. Florit, miku i tij paralajmëron dhuratën (FOTO)


Nëse do të ishte mes nesh i ndjeri Doktor Flori do të festonte ditën e sotme ditëlindjen. Nëpërmjet një “Instastorie”, miku u tij i ngushtë Landi publikoi dje një foto të Florit.

Në diçiturën e fotos Landi flet për një dhuratë: “Nesër ditëlindja jote Floro…Duke punu për dhuratën tate”.

Ndërsa sot këngëtari ka publikuar të njëjtën foto duke paralajmëruar sërish për dhuratën që janë duke përgatitur për kantautorin e ndjerë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë është përgatitur për Dr. Florin. Pak javë më parë dy djemtë e “West Side Family” publikuan këngën “Beso” një dedikim për Dr. Florin, si pjesë e projektit të lënë përgjysmë nga i ndjeri.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al