Sonte në mbrëmje, e gjithë vëmendja do të jetë e fokusuar në ekranin e televizionit, pasi do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët e këtij edicioni të parë të BBV, njëri prej të cilëve do të marrë dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Për gati katër muajsh, ‘BBV” është shndërruar në ‘Reality-n’ më të ndjekur në Shqipëri.
Spektaklet e të martave dhe të premteve në mbrëmje kanë mbajtur të gozhduar para ekranit shqiptarët, jo vetëm brenda vendit, por edhe ata që jetojnë nëpër botë.

Spektakli kaq shumë i pëlqyer është bërë tema e mbrëmjes dhe në shumë lokale e restorante të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Ashtu siç shqiptarët janë kanë mbushur bar-et për të ndjekur finalet e kampionatit evropian apo botëror të futbollit, tashmë do të jenë bashku për të ndjekur së bashku finale e “Big Brother VIP”, ndërsa bëjnë tifo për artistin e preferuar.
Por, si u shndërrua Big Brother VIP në epiqendrën e vëmendjes së shqiptarëve, të cilët duket se harruan edhe hallet e tyre, vetëm e vetëm që i preferuari i tyre të dalë fitimtar në fund ndaj konkurrentit.
ÇFARË MENDOJNË SOCIOLOGËT PËR KËTË FENOMEN:

Sociologia Entela Binjaku, transmeton “Gazeta Shqiptare” shprehet se, kjo patentë televizive ka një sukses që garantohet kërshëria e natyrës njerëzore, nga fakti se çdokush gjen personazhet që në këtë rast janë edhe njerëz me ndikim publik, pak nga e vetja e zakonshme që befas duket e jashtëzakonshme.
Sipas sociologes, kjo patentë televizive ka një sukses që garantohet kërshëria e natyrës njerëzore, nga fakti se çdokush gjen personazhet që në këtë rast janë edhe njerëz me ndikim publik, pak nga e vetja e zakonshme që befas duket e jashtëzakonshme.
© Panoramaplus.al“Të marrosur apo jo nuk e dimë këtë sepse ne studime nuk kemi kryer për shkallën e varësisë që kanë qytetarët tanë ndaj këtij produkti mediatik, por shikueshmëria e lartë që dëshmohet kudo ku transmetohet sipas meje tregon se kjo patentë televizive ka një sukses që garantohet kërshëria e natyrës njerëzore, nga fakti se çdokush gjen personazhet që në këtë rast janë edhe njerëz me ndikim publik, pak nga e vetja e zakonshme që befas duket e jashtëzakonshme. Tek shikuesi shqiptar ndodh që edhe koha është me tepri për shkak të angazhimeve minimale kulturore që lidhen me kohën e lirë: parapëlqen ekranin sesa letërsinë, që nuk ndjek as kinema, as teatro, as jetë koncertore apo artistike, qasjet ndaj aktiviteteve të kohës së lirë: si sporti, udhëtimet janë të pakta etj. Në këto kushte e vetmja alternativë që shohin është ekrani që po ashtu edhe nga programacioni është i tejmbushur me politikë, fushë pak ose aspak tërheqëse për shikuesit e rinj në moshë etj. Programi i regjizuar mund të potencojë personazhe ose episode që mbajnë ndezur kërshërinë dhe si të tillë ata ndihmojnë edhe formatin, dhe shtojnë edhe shikuesit.”, u shpreh sociologia Entela Binjaku.
Sipas sociologut, Gëzim Tushi, Big Brother është një eksperiment social që ka të mirat dhe këqijat e veta për shoqërinë.
Por, sipas Tushit, ajo që e shqetëson atë më së shumti është fakti se shoqëria shqiptare është bërë një shoqëri spektaklesh dhe dukjeje, gjë që sipas tij, ka rrënuar sistemin e vlerave të vërteta të shoqërisë shqiptare.
Ndaj, ai e ka konsideruar si një moment alarmi gjithë situatën në të cilën jemi, pasi është e papranueshme që të bësh famë e pasur me trupin apo emrin që ke.
“Big Brother është një eksperiment social që ka të mirat dhe këqijat e veta për shoqërinë. Ajo që mua më shqetëson është që ne jemi bërë një shoqëri spektaklesh, shoqëri e dukjes. Në një farë mënyre ky karakteri informal i shoqërisë shqiptare, ka rrënuar fort sistemin e vlerave të shoqërisë. Të ndodhur përballë këtij lloj imperializmi kulturor të dukjes e të shfaqjes, ka krijuar një lloj privilegji social të pa merituar. Kjo është shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Për mendimin tim, jemi në një moment alarmi. Unë nuk jam kundër eksperimenteve sociale, spektakleve, shfaqjes për të bukurën, por është e papranueshme, të bësh famë e pasuri me trupin që ke. Të krijosh atribute dhe privilegje sociale të pamerituara, duke sfiduar njeriun e punës, me të vërtetë është alarmante”, është shprehur sociologu Gëzim Tushi në në prononcim për Dritare Tv.
VIP-AT TREGOJNË PREFERENCAT E TYRE:
Big Brother Albania është shndërruar në një fenomen që i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Programi më i ndjekur në vend ka “infektuar” edhe VIP-at që jetojnë jashtë.
ranit Xhaka ka realizuar një video të shkurtër ku e shfaq hapur preferencën dhe mbështetjen për një prej finalistëve të BBA. Duke përdorur një batutë të Donald Veshajt, futbollisti që përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare nuk ngurron t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë të votojnë pikërisht banorin nga Vlora.
“Donald, si fillim më li të flas. Suksese, në finale jemi me ty, forca!”
Klea Huta ka publikuar një “Ask me a question” në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka nisur një rubrikë mini-interviste me ndjekësit e saj. Midis shumë gjërash që ajo ka zbuluar për veten e saj, qëllimet dhe objektivat e 2022-shit, këngëtarja dhe aktorja ka ndarë gjithashtu me ndjekësit edhe mendimet e saj lidhur me emisionin e “BB VIP”.
E pyetur se kush mendon që do ta fitoj këtë kompeticion, ajo duket se është e bindur që fitoren e meriton Donald Veshaj. “Kush e meriton ta fitojë BBV me sinqeritet?”- është pyetur ajo. “Donald Veshaj absolutely (padyshim)”- u përgjigj Klea.
Elgit Doda tha se mendon që aktori e meriton plotësisht fitoren, ndërkohë që sqaroi edhe një herë fjalët që i tha atij në vesh, në momentin që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”
“Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë. Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik.”- rrëfeu Elgiti.
Ina Kollçaku e bërë e njohur për publikun për shkak të pjesëmarrjes në “Për’Puthen”, njihet gjerësisht për kauzat e saj në dobi të grave. Këtë herë ajo është pyetur se kush do ta fitoje Big Brotherin. Ina pa hezituar tha se fituesi do jetë Donaldi.
“Dua ta fitojë Donaldi, edhe Beniada më pëlqen shumë dhe mezi pres ta takoj por unë jam me Donaldin”, tha Ina Kollçaku.
Granit Cana ka qenë një ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Shkak për këtë u bë raporti me Fifin, e cila gjithashtu doli pak javë pas tij. Ata janë përfolur dhe pas largimit nga shtëpia e famshme por ishte Fifi e cila sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.
Në një intervistë të fundit për Prive, Graniti tha se është shok me Fifin por angazhimet profesionale kanë bërë që të mos takohen shpesh. I pyetur se kush duhet ta fitojë Big Brother VIP, Graniti tha se dëshiron shumë ta fitojë Donaldi. “Qejf kam që ta fitojë Donaldi por besoj se fiton Iliri.”, tha Cani.
Trejsi Sejdini ka një favorit në Big Brother VIP. Ai është Ilir Shaqiri. Ajo ka treguar se dëshiron që balerini të jetë fituesi.
Modelja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, një screnshot, të mesazheve që ka dërguar në mënyrë që Iliri të rezultojë fitues. Mbi 5 mesazhe me emrin Ilir shihen në këtë foto e me siguri do të ketë edhe të tjera.
Jonida Maliqi u shpreh se të gjithë finalistët i ka shok, përveç modeles Beniada Nishanit që nuk e njeh personalisht. E pyetur se kush nga finalistët do të fitojë çmimin e madh, Jonida dha një përgjigje diplomatike dhe ka thënë një fjalë të mirë për gjithsecilin.
“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”, u shpreh Jonida Maliqi.
Për ish-kunatin e saj, Donald Veshajn, Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe e ka shok.
Antonela Berisha, duke komentuar për atë që do t’i fitojë 100 mijë euro, ka thënë se do të duhej të ishte Donaldi, pasi sipas saj, atë publiku ka mundur ta shohë në shumë dimensione.
“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani. Në finale do jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel. Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, tha Antonela në një lidhje telefonike për Fun Club.
Big Mama ka treguar emrin që sipas së cilës duhet të fitojë Big Brother VIP. Këngëtarja ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe doli pas një sherri që pati me Antonela Berishën. Teksa finalja e madhe po afrohet, ka shumë aludime se kush do të jetë banori që do të marrë 115 mijë euro. Kush duhet të fitojë sipas saj?
“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.“, është shprehur këngëtarja.











