Ajo mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, ndonëse prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni dhe i është përkushtuar tërësisht familjes.

Bëhet fjalë për Sonila Meçon, e cila poston shpesh foto me vajzën e saj 6-vjeçare, Amaris nga aktivitetet e tyre apo udhëtimet.

Edhe ditën e sotme ajo ka postuar një fotografi që ka tërhequr shumë vëmendjen. Aty shfaqe Sonila së bashku me Amaris, shumë të ëmbla dhe të buzëqeshura.

Madje në këtë foto vihet re edhe ngjashmëria midis tyre. “Ja ku strukem për një copëz të bekuar lumturie! Dielli im”, shkruan moderatorja.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
