Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”, që u rikthye pas dy vitesh mungesë.

Gjashtë personazhet e famshëm që ishin në garë, Amos, Soni, Viktori, Aulona, Landi dhe Kristi kërcyen në disiplina të ndryshme me partnerët e tyre balerinë.

Mbrëmja ishte e gjatë dhe me plot emocione. Çiftet u vlerësuan nga juria siç ndodh çdo të premte e në fund në garë mbetën vetëm Aulona dhe Soni.

Kupën e fitores arriti ta merrte Soni Malaj. “Do doja shume të falënderoja produksionin, faleminderit shumë që më ke vënë një partner të mrekullueshëm, është falë Dionit që unë arrita në fitore”, u shpreh Soni.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
