3 Janar, 2020

‘Soni Malaj është e keqe’, këngëtarja i kthehet keq Butrint Imerit: Jo kushdo që …


Një koment i Butrint Imerit se Soni Malaj është e keqe ka sjellë reagimin e këngëtares.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ai u pyet se me cilën nga vajzat e fashme shqiptare do ishte çift i përkryer.

Për të dalë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Soni Malajt por Butrinti e refuzoi duke thënë se është e keqe.

Duket se ky koment zemëroi këngëtaren e cila reagoi me anë të një postimi në Instagram duke vënë në pikëpyetje vlerat e Butrinit si këngëtar.

“Jo kushdo që mban emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit e tjerë’ mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshës,”- shkroi Soni.

 

© Panoramaplus.al