Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Zaimina nëpërmjet një fotoje të ëmbël në rrjetet sociale. Kanë qentë të shumtë urimet si nga fansat e këngëtares, por edhe të miqve të saj.

Por krahas urimeve, miqtë e afërt të Vasjarit duket se kanë qenë të parët që kanë shkuar te spitali për ta vizituar.
Modelja Françeska Jaçe, fotografi Juxhin Kurti dhe balerini Graciano Tagani kanë publikuar foto në rrjete sociale nga spitali ku Zaimina solli në jetë vajzën e saj.




