31 Korrik, 2023

Sofia Vergara shfaqet në super formë pas ndarjes nga bashkëshorti Joe Manganiello!


Sofia Vergara, në fillim të këtij muaji ka njoftuar fansat dhe ndjekësit e saj se është ndarë nga partneri i saj  Joe Manganiello

Ajo kishte kohë që nuk kishte dalje të saj publike por për herë të parë në publik pas divorcit ajo u pa e veshur me një fustan me printe tigri të ngushtë dhe me këpucë të larta me platformë nga ‘Christian Louboutin’.

Fustanin, kishte mëngë të gjata dhe një dekolte të hapur, ajo e kombinoi me një çantë të zezë ‘Chanel’.

Ylli latin dukej elegante dhe në formë të mrekullueshme vetëm pak javë pas konfirmimit të ndarjes nga partneri.

Kjo shënon një nga daljet e para publike të aktores që kur ajo dhe partneri i saj , 46 ​-vjeçari Manganiello, zbuluan se po ndaheshin pas shtatë vitesh martesë.

“Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar, Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë moment ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, shtuan dyshja. Një burim tha gjithashtu se dyshja ishin “të ndarë për një kohë” dhe kishin zgjedhur të merrnin “disa kohë distancë nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen e tyre”.- tha çifti në fillim të këtij muaji.

 

Edhe pse çifti nuk bëri të ditur arsyet specifike pas ndarjes së tyre, burime të shumta pohuan se ajo lidhej me dëshirën e tij për të pasur fëmijë.

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al