Kohë më parë, rrjeti social “Snapchat” solli risinë e regjistrimit të çdo personi që bën “screenshoot” postimin e një personi që ndjek, ky rrjet e njofton menjëherë përdoruesin për këtë veprim. Tani më, çdo përdorues i “Snap”-it ndihet i kufizuar dhe nuk mund t’i bëj “screen” postimit të kujtdo sepse kjo mund t’i hap telashe. Por pa merak, si çdo gjë tjetër edhe këtij “halli” i është gjetur zgjidhja.

Më poshtë do të lexoni disa nga alternativat që do të mbajnë të fshehtë identitetin tuaj, në qoftë se bëni “screenshoot” postimin e dikujt. Me këto manovra askush nuk do e kuptoj se ju e keni bërë këtë veprim.
Përdorni telefonin e dikujt tjetër
Kjo, në fakt, është një mënyrë që është e njohur gjerësisht. Thjesht merrni celularin e një miku dhe bëjini foto apo video postimit apo postimeve që doni të ruani.
Screenshot dhe ç’instalim!
Hapni foton dhe prisni sa të bëhet e gjitha e qartë. Fikni valët e celularit, Wi-Fi dhe Bluetoothin dhe bëni screenshot. Dilni nga “Snapi” me “log out” dhe hyni sërish. Keni një “screenshoot” dhe askush nuk e di!
Përdorni një regjistrues.
Ka mjaft programe që janë falas dhe ofrojnë regjistrimin e ekranit të telefonit tuaj. Mjaft të ndizni këtë program, të hapni foton që doni apo videon, të regjistroni sa të doni dhe më pas fikni vetëm regjistruesin. Kaq mjafton për të pasur atë që ju dëshironi në galeri.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
