25 Prill, 2020

“S’më lejuan se jam homoseksual”- Prezantuesi i famshëm ndalohet të dhurojë plazmën për të prekurit me COVID-19: Më kërkuan të mos bëj seks për 3 muaj


Prezantuesi Andy Cohen është shëruar nga koronavirusi. Ai shprehet se gjaku i tij mund të shpëtojë jetë por rregullat e ndalojnë të dhurojë plazmën pasi është homoseksual.

“Doja të bëja diçka për të ndihmuar njerëzit e infektuar. U regjistrova në një programt për të mbijetuarit e COVID-19, ku mund të dhuroni plazmën që është e pajisur me antitrupa për ata që luftojnë me koronavirusin. Më thanë se për shkak të udhëzimeve antike dhe diskriminuese të FDA (Food and Drug Administration), për të parandaluar HIV-in, nuk kam të drejtë të dhuroj gjak sepse jam homoseksual,”– tha Cohen të enjten në “Watch What Happens Live “.

Cohen tha se rregullat e reja kërkojnë homoseksualët të mos bëjnë seks për tre muaj para se të jepnin gjak.

“Nuk ka kufizime të tilla për njerëzit me orientime të tjera seksuale. Ky virus po shkatërron planetin tonë. FDA thotë se ekziston një nevojë urgjente për plazmë nga të mbijetuarit, i gjithë gjaku i dhuruar është ekzaminuar për HIV dhe një test i shpejtë i HIV mund të bëhet në 20 minuta ose më pak. Atëherë, pse rregulli tre-mujor?”- u shpreh prezantuesi.

Ndërsa ngriti pyetjen përse përjashtohen LGBTQ nga dhënia e ndihmës ndërkohë që bota përballet me një pandemi globale.

“Gjaku im mund të shpëtojë një jetë. Kjo pandemi na ka detyruar të përshatemi në shumë mënyra, po karantinohemi, po mbajmë distancim shoqëror, po vendosim maska. Pse nuk mund të përshatemi kur bëhet fjalë për këtë rregull?”- përfundoi ai.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al