Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Elvana Gjata ka qenë gjithmonë diskrete për jetën e saj private. Ajo nuk ka zbuluar ndonjëherë asgjë për lidhjet e saj të dashurisë.

Ndërkohë kohët e fundit është përfolur se Elvana është fejuar, por vetë ajo nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë temë.
Pas fejesës të gjithë duan ta shohin këngëtaren me fustanin e bardhë. Por kjo ditë mesa duket erdhi.
Ka qenë moderatori i njohur Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një video të këngëtares të veshur me fustanin e nuses, në të cilën shkruan: “Motra s’më besohet që erdhi kjo ditë”.
Këngëtarja do të martohet? Ende nuk dihet se kur do të vijë ajo ditë, por besohet se kjo video është shkëputur nga paraskenat e filmit që xhirohet mes Ermalit dhe Elvanës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
