Filmi i ri i Nicole Kidman me titull “ Babygirl ” ka arritur të bie në sy, jo vetëm për skenat e tij sensuale, por edhe për performancën e aktores, e cila thuhet se është “mahnitëse”.

Megjithatë, një skenë e veçantë e vendosur në një hotel ka tërhequr interesin e audiencës televizive.
Në film, Romy (Nicole Kidman), CEO i një kompanie të madhe, përballet me nevojën e saj të brendshme për të hequr dorë nga kontrolli që karakterizon jetën e saj. Ai që do ta ndihmojë atë ta arrijë këtë, është praktikanti i saj, Samueli.

Skena që ka shkaktuar reagime zgjat dhjetë minuta dhe ka të bëjë me marrëdhënien që ajo zhvillon me punonjësin e saj, (Harris Dickinson). Tensioni arrin në krye kur Romi, pasi lexon një shënim me udhëzime për në një hotel, vendos të takojë Samuelin.
Skena sensuale
E veshur me një fustan elegant të zi, ajo hyn në dhomë dhe fillimisht tenton t’i japë fund lidhjes së tyre duke thënë se “është e papërshtatshme dhe duhet të ndalet”.
Megjithatë, këto fjalë zbulojnë më shumë luftën e saj sesa dëshirën e saj aktuale. Samueli përballet me të për ndjenjat e saj, duke e pyetur: “A është kjo ajo që dëshiron? Ji e sinqertë , ndërsa ajo u përgjigj me një pëshpëritje, “Unë nuk dua të të lëndoj.” Por kur ai i kërkon asaj të nënshtrohet, hezitimi i saj kthehet në pranim.
Kjo skenë, e cila nuk ka muzikë në sfond, fokusohet në shprehjet e Kidman, me kamerën që kap konfliktin midis frikës, cenueshmërisë dhe çlirimit.Kur Samueli i kërkon të shtrihet, ajo i dorëzohet momentit, më pas, duke ecur në gjunjë, i merr në mënyrë sfiduese një karamele nga dora.
© Panoramaplus.al
