6 Maj, 2025

Skena hot dhe s*ks brenda Ferma VIP! Vihen në siklet Alba dhe Limi, a ka ndjenja mes tyre? Përgjigja e konkurrentëve


Lim Hoti dhe Alba Pollozhani janë dy nga protagonistët më në qendër të vëmendjes në Ferma VIP, pasi dyshja janë parë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda formatit.

Së fundmi, gjatë prime-t ata janë pyetur nga moderatorja e programit nëse kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Mirëpo përgjigjja pozitive nuk erdhi nga të dy, pasi Limi u shpreh se nuk ka rënë në dashuri me askënd, ndërsa Alba rrëfeu se ka ndjenja për Limin.

Luana: Alba a ke ti ndjenja për Limin?

Alba: Besoj se kjo gjë kuptohet. Unë nuk e kam mohuar, as do ta mohoj.

Luana: A ke ti Limi ndjenja për Albën?

Limi: Jemi bashkë, kemi momente shumë të mira, ndajmë disa gjëra bashkë, disa ndjenja.

– Pyetja ishte: A ke ndjenja apo jo, se mua më ke thënë po, (e ndërpret Alba).

Limi: Ndjenjat tani varet, çfarë ndjenjash, në dashuri s’kemi rënë akoma. Kjo është përgjigjja.

LEXO EDHE:

Video erotike/ Dy banorët e ferma VIP s*ks para kamerave! Alba Pollozhani dhe Limi s’njohin kufij, momentet +18 të çiftit në reality show

© Panoramaplus.al