6 Prill, 2018

“S’ke shkuar në karnavale sot?”, Rasheli habit fansat me foton pa makijazh


Mbrëmjen e djeshme ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci, ka publikuar një foto ku shfaqet pa makijazh.

Ndryshe nga herët e tjera, Rashelit i mungon buzëkuqi i theksuar, toni i errët i syve dhe pudra.

Madje këtë foto natyrale e kanë pëlqyer edhe fansat e saj, të cilët e komplimentojnë për dukjen natyrale. “Qenke me miliarda herë më e bukur pa make-up”, i shkruan një fans Rashelit.

“O Rashel, nuk ke shkuar në karnavale sonte?”, i shkruan një tjetër fans, duke i vënë në dukje se makijazhi që bën ajo, është i tepruar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al