27 Qershor, 2018

“S’ke për të shpëtuar pa u lagur pas kësaj!”, Enca sulmon publikisht fansin


Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare më aktive në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Enca Haxhian, e cila mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj dhe i informon për të gjitha aktivitet që ajo ka.

Së fundmi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj një postim që Enca ka bërë në “Instastory”. Mjaft e revoltuar këngëtarja ka publikuar imazhin e një fansi, i cili fillimisht i ka kërkuar që të bënin një foto së bashku, e më pas ai ka folur keq për të.

E mesa duket për këto fjalë Enca është ndjerë keq dhe në “Inststory” ajo shkruan: “K*rva erdhi dje rreth meje për të bërë një foto, por pastaj foli keq për mua. S’ke për të shpëtuar pa u lagur pas kësaj”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al