Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë një çift i përfolur gjatë në mediat rozë, me deklaratat e tyre pas ndarjes së bujshme.

Që nga lidhja e tyre e deri te që e pasuan atë deri tek ndarja, ish-çifti kanë qenë kryefjalë në rrjet.
Në një intervistë të dhënë së fundmi biznesmeni u shpreh se tani që e kthen kokën pas është shumë i penduar që u martua Fjollën. Më tej ai shtoi se e bezdis fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj.
“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”,– u shpreh Syla.
Pasi intervista e tij u shfaq kudo në rrjet, këngëtarja Fjolla Morina ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social TikTok një video, ku në sfond dëgjohet kënga “Vonë” e Capital T.
Pjesa e këngës që dëgjohet në videon e Fjolla Morinës janë pikërisht fjalët: “Gjithçka ka përfunduar. Ti s’ke ditur të më vlerësosh, vetja tepër t’ka pëlqyer, çfarë ke humbur e ke kuptu…”
Megjithëse Fjolla nuk ka shkuar asgjë krahas videos, fakti që është publikuar pas intervistës së ish-bashkëshortit të saj ngre dyshime se është një kundërpërgjigje ndaj tij. Vlen të theksohet edhe fakti që këngëtarja ka bllokuar edhe seksionin e komenteve për ndjekësit e saj.
Ju kujtojmë që një javë më parë nëpërmjet një videoje në instagram Fisniku tregoi se nuk ndikohet aspak nga ajo çfarë thonë të tjerët.
“Folni sa të doni, se s’po ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”. Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.
© Panoramaplus.al

