17 Tetor, 2024

Skandali/ Zbuloi se futbollisti kishte dy fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore, bashkëshortja e yllit të Manchester City bën kërkesë për divorc


Gruaja e yllit të Anglisë dhe Manchester City, Kyle Walker ka bërë kërkesë për divorc.

annie kilner kyle walker

Annie Kilner raportohet se javën e kaluar ishte takuar me avokatë për të nisur procedurat ligjore për t’i dhënë fund martesës së tyre. 31-vjeçarja, e cila u martua me Walker në vitin 2021, mësohet se ka bërë kërkesë për divorc pas zbulimit të lidhjes së futbollistit me influencueren Lauryn Goodman.

Lauryn Goodman
Mbrojtësi i djathtë i Manchester City ka 4 fëmijë me Kilner dhe ka mirëpritur në fshehtësi dy fëmijë me Goodman.

Dhe Annie Kilner po kërkon gjysmën e pasurisë së yllit anglez prej 27 milionë paund.

“Kyle u habit kur mori letrat. Ai ka folur me Annie dhe po diskutojnë hapat e ardhshëm. Kjo nuk do të thotë që ata do të divorcohen”, tha një burim për The Sun.

kylie
Kyle Walker & Annie Kilner

MailOnline pretendoi se 33-vjeçari mori letrat e divorcit 10 ditë më parë, por ai është kthyer në shtëpi, duke fjetur veçmas nga gruaja e tij.

“Ajo po divorcohet nga Kyle sepse thjesht nuk mund ta falë atë për atë që i ka bërë. Ajo nuk mund ta kapërcejë. Kyle duket se e ka pranuar se ka mbaruar”, theksoi një burim.

Çifti, të cilët u takuan kur Walker ishte 18 vjeç dhe luante për Sheffield United, kanë katër fëmijë të moshës 11, 7, 5 vjeç dhe pesë muajsh.

annie kilner kyle walker1
Kapiteni i Man City ka edhe dy fëmijë nga lidhja e tij me Goodman, 4 vjeç dhe 13 muajsh. Në fillim të këtij viti, Walker i kërkoi falje gruas së tij për lidhjen. “Ajo që kam bërë është e tmerrshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, tha ai për The Sun në janar. “Kam bërë zgjedhje dhe vendime idiote. Nuk mund të filloj të mendoj apo imagjinoj se çfarë po kalon Annie. Jam munduar ta pyes por ka dhimbje. I vetmi person që duhet të fajësohet jam unë. Unë kam role dhe përgjegjësi për të cilat jam i vetëdijshëm dhe kam bërë zgjedhje idiote. Por duhet të pranoj gabimet e mia – ia kam borxh të gjithëve”.
annie kilner kyle walker2

© Panoramaplus.al