Prej disa kohësh këngëtarja Morena Taraku është përfshirë në një skandal pasi tentoi të fuste në Kosovë një veturë të vjedhur me vlerë gati 250 mijë euro.

Taraku tentoi të shmangte taksën doganore prej 14 mijë euro, duke manipuluar të dhënat për makinën luksoze që mori në Gjermani.
Ajo tha se makina ishte e re, por në fakt rezultoi që ‘Bentley’ ishte me regjistrim të rregullt në Gjermani dhe kishte kaluar 2.194 km.
Për më tepër, tani rezulton se ishte e vjedhur dhe autoritetet gjermane kishin lëshuar kërkim ndërkombëtar për makinën luksoze.
Sipas burimeve për gazetën Sinjali, makina iu është kthyer dje pronarit që iu ishte vjedhur.

Në një dokument të siguruar po nga kjo gazetë, thuhej se pagesa prej 235 mijë eurove e makinës do të kompensohej me anë të reklamimit nga Morena Taraku.
“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm,”- thuhej në dokumentin e paraqitur nga këngëtarja.
Me anë të këtij dokumenti ajo kishte tentuar t’i bindte organet e shtetit se vetura është në pronësi të saj.

© Panoramaplus.al

