21 Qershor, 2018

Skandal seksual në Rusi, femrat vendase indinjohen nga një kompani hamburgerësh


Një tjetër skandal seksual prek Botërorin e Rusisë, dhe në veçanti tifozët vendase. Është kompania e rrjetit “fast food”, “Burger King Russia”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ofroi 40 mijë euro dhe hamburger falas përjetë, për të gjitha tifozet që ngelen shtatzënë me futbollistët e këtij Botërori.

Indinjata ishte e madhe për këtë deklaratë skandaloze, dhe vetë kompania e hoqi këtë postim të sajin, dhe më pas u tërhoq duke kërkuar ndjesë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al