Fjoralba Ponari është një moderatore mjaft e pëlqyer në Shqipëri për shkak se përcjell pozitivitet dhe është shumë e ëmbël.

Mirëpo edhe ajo ka anën e errët të saj që e ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram.
Ajo u shpreh se është një hakmarrëse gjakftohtë. Fjoralba shtoi se nëse dikush i bën keq i nxjerr për qumshtin e nënës për hundësh me shumë qetësi.
“Unë mendoj që s’ka mundësi të jesh kaq e . Të lutem më trego të keqen që të balancon”- i shkroi një nga ndjekësit.
Ndërsa moderatorja u përgjigj: “Jam një hakmarrëse gjakftohtë. Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumshtin e nënës për hundësh me qetësinë më të madhe.”
Moderatorja gjithashtu u pyet nga ndjekësit nëse është e virgjër në mini-intervistën e zhvilluar në InstaStory.
“A je e virgjër? Të lutem më trego të vërtetën”- u pyet ajo.
Por Fjoralba, duke shfrytëzuar njohuritë në sport, i ktheu një përgjigje epike.
“Si më gjete??? Kam hequr mjekrën se më shkoi shumë karantina por që poo, Virgil Van Dijk dora vetë jam,”– u përgjigj Ponari.
/Panoramaplus.al




