24 orët e fundit kanë qenë alarmante për Shqipërinë, nga jugu në veri për shkak të përmbytje dhe intensitetit të lartë të shirave. Një nga akset që ka pasur probleme që në mbrëmjen e djeshme ka qenë ‘’Rruga e Kombit’’
Kjo ka bërë që edhe këngëtarja Kida ka anuluar koncertin e saj që ishte paralajmëruar se do të mbahej sot në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur ajo vetë me anë të një postimi në Isntastorie.
“Për shkak te reshjeve te shiut dhe bllokimi te rrugëve ishte e pamundur të jem e pranishme në Tiranë. Shihemi shume shpejt! Faleminderit për mirëkuptim #OneLove”, ka shkruar Kida.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al