Vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se menaxheri i njohur Faton Shoshi ishte në një lidhje të re me modelen Gresa Hoti.

U tha se Shoshi dhe Hoti janë në një lidhje prej disa kohësh, e ishte vetë menaxheri ai që publikoi foto me të dashurën. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Fatoni e ka konfirmuar se është në një marrëdhënie me modelen.

Ai dhe Gresa shfaqen sipër një Ferrari, ndërkohë që Fatoni është duke e puthur. Ai e ka shoqëruar postimin e tij me një zemër, duke prezantuar në këtë mënyrë zyrtarisht të dashurën e tij me ndjekësit në Instagram.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
