Anxhela Peristeri po e ruan me “fanatizëm” jetën e saj personale.
Këngëtarja tregohet mjaft e rezervuar kur e pyesin nëse ka ndonjë mashkull që i ka rrëmbyer zemrën.
Në rubrikën “AfterParty”, ajo u pyet nëse është në një lidhje apo jo, por Anxhela Peristeri refuzoi të përgjigjej duke e shoqëruar me një buzëqeshje të zgjatur.
Një tjetër pyetje që iu drejtua këngëtares, ishte “Thua e para që të dua apo pret ta thonë?”
Ajo u përgjigj që kjo nuk ka rëndësi, ndërsa shtoi se i pëlqejnë lidhjet e gjata dhe do preferonte më shumë bashkëjetesën sesa martesën.













