5 Nëntor, 2020

Sindi Loçi, vajza e virgjër tek “Përputhen” ndez debate në studio! Ana Lleshi shpërthen ndaj meshkujve: Unë s’jam e virgjër, s’do më marrësh në shtëpi?


Pas përjashtimit të Shqipe Hysenajt dhe largimit të Fjorela Petos, tek “Përputhen” kanë ardhur dy vajza të reja.

sindi loci

Dy ditë më parë u prezantua Ana Kauri, ndërsa dje Sindi Loçi, 22-vjeçarja nga Tirana.

Prej katër vitesh, Sindi ka jetuar në Bukuresht, sepse ka studiuar atje dhe hyrjen në studio vendosi ta bënte duke i rënë violinës.

22-vjeçarja tha se kishte vendosur të vinte në këtë emision për të ndjerë një emocion që nuk e kishte njohur më herët.

Nisur nga kjo, Sindi pranoi publikisht se nuk kishte pasur kurrë lidhje intime me meshkujt dhe se ishte e virgjër.

Kjo kishte ardhur nga egoja e saj për të arritur sa më lart në karrierë dhe për t’ju fokusuar studimeve.

I kam ndrydhur ndjenjat deri tani, sepse doja të fokusohesha tek studimet. Kam patur flirte, por nuk kam lejuar që situata të shkojë deri tek lidhja,”- u shpreh ajo.

Kjo deklaratë duket se i gëzoi shumë djemtë, të cilët e vlerësuan dhe madje disa prej tyre shfaqën menjëherë dëshirën për të dalë në takim me të.

ana lleshi fatjon kuqari beart (4)

Ndërkohë, vajzat e tjera, Ana Lleshi, Ana Kauri dhe Tea Trifoni, nuk ishin dakord që meshkujt duhet të silleshin më me kujdes dhe se kanë më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për një femër të virgjër.

fjorela dhe marisi (3)

Pjesë nga biseda:

Ana Lleshi: Është shumë e shëmtuar pjesa që ju meshkuj të dashur, jo të gjithë, doni të keni eksperienca të ndryshme me femrat, por kur shikoni një femër të virgjër thoni: ‘është për t’u vlerësuar’. Turp!

Maris Lika: Me mua e kishe këtë.

Ana Lleshi: Me ty dhe me çdo mashkull që ka këto ide!

Maris Lika: Unë thash që është përgjegjësi për ne si çuna meqë e ka për herë të parë.

Ana Lleshi: Pse për ne nuk qenka përgjegjësi që s’jemi të virgjëra dhe për atë po?

Maris Lika: Po ne do lidhemi me Sindin, jo ti.

Ana Lleshi: Po për ty pse s’është përgjegjësi kur vjen puna te ne?

Fatjon Kuqari: Pse ti s’je e virgjër?

Ana Lleshi: Jo s’jam. Ça thua more! S’do më marrësh në shtëpi?

© Panoramaplus.al