Duket se këngëtari Sinan Hoxha nuk harron ta surprizojë bashkëshorten e tij Andrra Destani, edhe tani që janë burrë e grua dhe prindër të djalit Ansi. Ka qenë Andrra ajo që ka zbuluar numrin sekret të historisë së tyre të dashurisë, që është data e tyre e fejesës, 26 janari. “Faleminderit dashuri, Sinan Hoxha”, shkruante ajo poshtë fotos, ku tregon surprizën që i ka bërë Sinani për trevjetorin e tyre.
Dhurata për këtë rast ishte një tufë trëndafilash të kuq, që dëshmon shpirtin romantik të këngëtarit dhe sekretin e tij për të mbajtur pasionin gjallë në martesë, tani si prindër. Sinani dhe Andrra janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar, për të cilët është folur gjatë, duke filluar nga historia e dashurisë, martesa dhe deri tek ardhja në jetë e djalit, Ansit.
Sa për datën 26 janar, ajo kujtohet nga ata si dita e zyrtarizmit të dashurisë e tyre. Më pas, erdhi martesa me tri ceremoni dasme dhe 1 mijë të ftuar. Kujtojmë që, pas zhurmës së celebrimit, këngëtari dhe partnerja u arratisën për muaj mjalti nga Dubai deri në Maldive.

