18 Mars, 2021

Sidrit Bejleri bëhet nostalgjik, publikon foton bardh e zi nga fëmijëria të shkrepur 43 vite më parë


Sidrit Bejleri është sot një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, por e dini se si dukej ai në fëmijëri?

sidrit bejleri (2)

Ditën e djeshme, artisti duket se është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një imazh, në të cilin shihet se është ende i vogël.

sidrit bejleri (7)

Në foton e vjetër bardh e zi, Sidriti shihet i veshur me një xhaketë e me një kapuç në kokë, ndërkohë që duket njëlloj si sot.

sidrit bejleri (3)

Na ishte njëherë…1978”, shkroi Bejleri krahas postimit që ndau me ndjekësit e tij.

Fotoja mori shumë pëlqime, ashtu si edhe komente, shumica prej të cilëve shkruanin se këngëtari nuk ka ndryshuar fare, e të tjerë që i vinin në dukje vetëm flokët si ndryshimin e vetëm.

sidrit bejleri (5)

Sidriti sot është baba i tre fëmijëve që erdhën në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij.

sidrit bejleri (4)

Herë pas here, ai ndan në rrjetet e tij sociale foto familjare.

Këngëtari u bë baba për herë të tretë në vitin 2019, kur familjes së tij iu bashkua edhe Ejna.

sidrit bejleri (8)

Ndërkohë, Ejna ka edhe një vëlla, Amad, dhe një motër, Emel.

© Panoramaplus.al