Të dielën e kaluar, sheshi “Skënderbej” u tejmbush si kurrë më parë për të parë yllin e muzikës pop, Rita Ora. Rita këndoi për rreth 60 minuta, këngët e saj më të pëlqyera sot në botë si dhe i dhuroi bashkatdhetarëve të saj “Vallen e Rugovës”, të cilën e pati kërcyer edhe në Prishtinë.

Paparazzi ynë hyri në zonën “Vip” për të parë se cilët personazhe të njohur kishin ardhur për ta parë koncertin e Ritës. Që në fillim duhet thënë se personazhi që na bëri më shumë përshtypje ishte kantautori i famshëm Ardit Gjebrea.

Ai ishte ulur përtokë dhe mbante vajzën e tij Anën, teksa ndiqte i magjepsur koncertin e Ritës. Më pas, siç e dimë, Ana pati fatin të ngjitej në skenë dhe të kërcente bashkë me Ritën.

Në koncert ishin gjithashtu deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe prezantuesja Jonida Shehu me bashkëshortët. Ata shfrytëzuan rastin për të bërë disa selfie si kujtim.

Gjithashtu ishte Jonida Maliqi me një veshje gjithë ngjyra së bash-ku me stilistin Niko Komani dhe Sara Kolamin. Violinisti i njohur Olen Çezari ishte gjithashtu. Dj Andi dhe Julka si dhe deputeti Ervin Bushati. Të gjithë për të parë nga afër Ritën shqiptare me famë botërore.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
