Modelja shqiptare Angela Martini i tha “po” miliarderit rumun në një dasmë intime në Las Vegas, ku të pranishëm ishin vetëm dy miqtë e tyre të ngushtë.

E që ditën e dasmës, Angela poston foto e video të ndryshme me bashkëshortin, ku tregojnë dashurinë e tyre të çmendur dhe pasionante.
Së fundmi Angela u ka kthyer përgjigje fansave të saj në rrjetin social “Instagram”, ku ka folur për herë të parë sesi u njoh me bashkëshortin e saj.

“Ku dhe si jeni takuar me bashkëshortin”, e ka pyetur një fans modelen, ku kjo e fundit është përgjigjur: “U njohëm në një festë që po mbahej në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kuzhinë, në të njëjtën shtëpi ku jetojmë bashkë sot. Kjo foto është bërë mbrëmjen që u takuam për herë të parë”.
Më pas atë e pyetën: “Çfarë ju bëri të dashuroheshit me bashkëshortin tuaj? Jeni çift perfekt”. Këtu modelja me origjinë shqiptare nuk la pa renditur të gjitha cilësitë pozitive të partnerit, që nga inteligjenca e deri te seksi.

“Inteligjenca e tij , burrëria, sinqeriteti, besnikëria, bujariteti, mënyra sesi ai mendon, mënyra sesi ai dashuron, stili i tij, është shumë seksi si dhe mënyra sesi më puth edhe më më prek”, tha Angela.

E pyetur nëse është e lumtur në krah të bashkëshortit të saj, Angela Martini përgjigjet: “Ne nuk jetojmë dot pa njëri tjetrin. Si mendoni ju?”
© Panoramaplus.al

