4 Prill, 2018

Si të rrisni ndjekësit në “Instagram”? Sekretin ua zbulon 19-vjeçarja


Ditët e sotme “Instagram”-i është një prej rrjeteve sociale më të përdorur nga të rinjtë, duke u bazuar kryesisht te publikimi i fotografive të tyre.

Lidhur me numrin e ndjekësve, një 19-vjeçare e cila ka mbi 2 milionë të tillë në profilin e saj, ka treguar sekretet që i shtuan asaj gjithnjë e më tepër fansa.

Adoleshentja mendon se ka disa strategji që duhen ndjekur për të qenë të suksesshëm në “Instagram”. Madje ajo ka dhënë disa hapa që të gjithë ju që keni këtë rrjet social, t’i ndiqni.

-Vendosni sa më shumë hashtage që lidhen me jetën e përditshme, edhe në lidhje me foton

-Shfaqni sa më tepër veten, edhe nëse promovoni një faqen e një marke

-Përdorni ‘Highlights’ në Insta Story

-Editoni fotot tuaja gjithnjë me të njëjtin filtër.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al