16 Mars, 2022

Si rrallëherë, princ Harry shfaqet me veshjen e guximshme dhe mori gjithë vëmendjen


Princi Harry ka marrë vëmendjen e të gjithve së fundmi dhe këtë herë, si rrallëherë, shkak është bërë veshja e tij. Ai u shfaq i veshur me t-shirt portokalli, një kapele dhe syze me të njëjtën ngjyrë.

E gjithë kjo për Lojërat Invictus, një ngjarje sportive ndërkombëtare për ushtarakët e plagosur dhe të sëmurë që po shërbejnë si dhe për veteranët.

Llogaria zyrtare e kësaj faqeje në Twitter ndau një video ku Harry shfaqet me anëtarët e ekipit holandez (përkatësisht Jelle van der Steen, Wouter Bakker, Fenna Geugjes dhe Alina Zoet) përpara Lojrave të pesta vjetore Invictus, të cilat do të mbahen në Holandë muajin e ardhshëm.

Në video Harry u kërkon atletëve që ta ndihmonin të praktikonte holandishten e tij për këtë rast, duke i kërkuar që ta ndihmonin të përsoste theksin e tij.

E para se të largoheshin nga video-chat, atletët i thanë atij “Harry, mos harro kapelen tënde portokalli” (në rast se nuk e dinit, portokallia është ngjyra kombëtare e Holandës). Dhe pask kësa ai shfaqet me veshjen që mori vëmendjen e të gjithve.

 

© Panoramaplus.al