Bella Hadid nuk ka eksperimentuar shpeshherë me pamjen e saj, mirëpo së fundmi ja ka dalë mbanë që t’i befasojë të gjithë.

Modelja ka pozuar për markën “Dior” dhe është shfaqur ndryshe nga çdo herë tjetër, duke i lënë pa fjalë fansat e saj, raporton “Elle”.

Bella shihet me flokë të shkurtër në ngjyrë të verdhë dhe nga ky “look” duket si një njeri tjetër.

Reagimet nga fansat kanë qenë të shumta dhe ka pasur nga ata që e kanë komplimentuar për pamjen, e të tjerë që nuk e kanë pëlqyer shumë.

Para pak kohësh modelja krijoi një koleksion me bluza uniseks dhe vendosi që gjithë të ardhurat të shkonin për bamirësi në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

Brenda 5 minutash koleksioni i saj u shit dhe kështu modelja arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë kujtojmë se 24-vjeçarja është përfolur për një lidhje me Duke Nicholson, i cili është 20 vjeç e po ashtu është nipi i ikonës së Hollywood, Jack Nicholson.
© Panoramaplus.al
