4 Qershor, 2018

Si Rasheli edhe Kejvina braktis Ermalin: Kjo është deklarata e fundit e velinës (Video)


Velina bionde e “Xing me Ermalin” na ka habitur të gjithëve me deklaratën e saj të fundit që bëri para vetë moderatorit. Gjithçka nisi nga fakti se ajo ishte veshur me të kuqe, po ta mbani mend, Kejvina në puntatën e parë u paraqit me një fustan të çarë, i cili u përfol se i nxori velinës në “shesh” pjesë intime.

Ajo ishte nisja e mbarë për të, pasi që prej asaj dite velina është në vëmendjen e të gjithëve. Ky ka qenë momenti ku Kejvina ia thotë troç Ermalit se kjo është puntata e fundit dhe se do të largohet.

 

Nuk dihet në qoftë se kjo do të mbetet në kuadrin e shakasë apo me të vërtetë ajo do të largohet, kjo mbetet për tu parë nga puntatat në vijim.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al