27 Janar, 2018

U përfol për lidhje me Strakoshën, Kejvina publikon fotot provokuese nga pushimet


Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin” ka hyrë tashmë në botën e showbizit shqiptar duke u komentuar për gjithçka që bën në jetën e saj private. Këto ditë, velina bionde ka postuar disa foto në “Instagram”, ku shfaqet me bikini duke u relaksuar në ambientet e argëtimit të një hoteli në Zvicër.

Ajo ka marrë shumë komente për linjat seksi, por ka nga ata që e pyesin se kush është personi që fshihet pas këtyre fotove “hot”, duke e pyetur se me kë po bën qejf Kejvina këto ditë të ftohta janari?

Pak ditë më parë, modelja, që zëvendësoi Rashel Kolanecin në programin e Ermal Mamaqit, u përfol për një lidhje të fshehtë me portierin e njohur të Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Ishte pikërisht Thomas, ai që ka dërguar një emoji me sytë në formë zemre velinës seksi në një foto provokuese, që ajo kishte postuar në rrjetin social “Instagram”, çka ka bërë që të lindin dyshime për një lidhje sekrete mes Strakoshës dhe Kthellës.

Nisur edhe nga fakti se Kejvina ia ka kthyer përgjigjen me një puthje gardianit të Lazios, kanë nisur aludimet në portale se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie virtuale, por diçka më të fshehtë se kaq. Por në lidhje me këtë histori pritet të flasin ata vetë.

 

 

© Panoramaplus.al