Gazetarja Alma Çupi ka bërë një deklaratë diskriminuese për komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë teksa fliste për turizmin në vendin tonë.

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”, tha Alma Çupi në “Opinion”, ndërsa komenti i saj ka shkaktuar indinjatë tek ky komunitet në vendin tonë.
Pas deklaratës së saj, reagoi ashpër ish-banorja e BBV Rike Roçi, e cila u shpreh se duhet të marrin fund shprehjet ofenduese e diskriminuese.
“Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale. Mos e kërkoni në Instagram se e mbylli nga turpi… Zonja gazetare të historisë… Se kur dilni jashtë Shqipërisë thoni nuk na duan, janë racistë për ne shqiptarët, ndërkohë jeni të parët që bëni diskriminim… nuk ka raca, por ka njerëz”, shkroi ajo.
© Panoramaplus.al
