Blogerja e njohur Armina Mevlani është në qendër të vëmendjes së fundmi për marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishën dhe dasmën që po planifikon çifti.

Por fansat e Arminës janë kuriozë të dinë se si i ka ajo marrëdhëniet me fëmijët e partnerit të saj. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Laidonit, me të cilët publikoi edhe një foto pak ditë më parë.
Blogerja u pyet nga ndjekësit e saj në “Instagram”: “Si i ke marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit?”.

Përgjigjja Armina Mevlanit ishte e shkurtër dhe e qartë: “Shumë mirë”, të cilën e shoqëroi me një emoji që shpreh dashuri.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
