Kim Kradashian postoi dje në rrjet foton e një pikture të realizuar nga vajza e saj, North West.

Vepra e artit të së voglës shkaktoi një reagim të jashtëzakonshëm tek ndjekësit, të cilët ishin dyshues nëse piktura ishte bërë apo jo nga 7-vjeçarja, sepse e shihnin si të pamundur, sipas “Mirror”.

Për më tepër, 40-vjeçarja u akuzua se e ka modifikuar pikturën, duke shkruar në një cep të saj emrin North.

Por, pas këtyre komenteve, Kim vendosi të reagojë dhe t’u kthejë përgjigje një herë e mirë të gjithë atyre që aludojnë ende.

“Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!!! Vajza ime dhe mikesha e saj e ngushtë kanë kohë që ndjekin një kurs serioz për pikturë në vaj, ku inkurajohet dhe ushqehet talenti dhe krijimtaria e tyre.
North ka punuar jashtëzakonisht shumë në krijimin e pikturës së saj, e cila ka marrë disa javë për t’u kompletuar. Si nën krenare, doja ta ndaja punën e saj me të gjithë ju.
Por po shoh shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, të postuara nga të rriturit të cilët dyshojnë nëse fëmija im e ka pikturuar këtë peizazh të bukur.
Si guxoni t’i shihni fëmijët duke bërë gjëra të mrekullueshme, dhe më pas përpiqeni t’i akuzoni ata për mashtrim dhe ta mohoni faktin se janë të jashtëzakonshëm?!
Ju lutem ndaloni së turpëruari veten me komente negative, dhe lejojeni çdo fëmijë të jetë i mrekullueshëm. North West e ka realizuar këtë pikturë dhe pikë”, shkroi ajo në një status në Instastory.
© Panoramaplus.al
