5 Shkurt, 2021

“Si e lë atë, bjeri”- Irgen Çela tregon si reagojnë njerëzit për “batutat” me Florin për gjatësinë e tij


Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela është shprehur se nuk është ndjerë i bullizuar nga batutat e kolegut të tij, Florian Binajt, për gjatësinë e tij.

Ai u shpreh se batutat bëhen në kuadrin profesional dhe nuk i sheh si problem, madje theksoi se disa prej tyre i shkruan edhe vetë.

Por sipas, Irgen Çelës disa prej njerëzve nuk arrijnë ta kuptojnë se janë në kuadrin e shakasë por i shohin si “bullizëm”.

“Duhet ndarë nëse ky “bullizëm” bëhet në kuadrin personal apo profesional. Në rastin e “Portokallisë” bëhen në kuadrin profesional dhe shumë prej atyre batutave, që Kola tallet me gjatësinë e Mirit, i kam menduar vetë, si mund ta shoh veten time. Problemi është që njerëzit duke e dëgjuar, shpesh kur më takojnë në rrugë thonë: “Si e le ti atë, bjeri atij. Mos e lër”. E thonë edhe me shaka, por kanë një përceptim përtej humorit. “Si të gjuajti ty ai, si e le ti atë”. Në punë nuk jam ndjerë i bullizuar. Duhet të pranosh veten si je. Nëse bëhet rol fëmijë dhe jam më i përshtatshëm për shkak se jam i shkurtër, janë gjëra për të cilat nuk ofendohem,”- tha aktori i humorit i ftuar në “Wake Up”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al