23 Prill, 2018

Si dy pika uji, do habiteni me ngjashmërinë e Arilena Arës me të motrën (FOTO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Arilena Ara feston sot ditëlindjen e motrës së saj të madhe. E sigurisht që nuk kishte si të mungonte një urim nga ana e saj.

 

Në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, Arilena ka postuar një fotografi ku shfaqet me Ambrën, motrën e saj duke i lënë ndjekësit pa fjalë me ngjashmërinë e madhe mes tyre, gati si motra binjake.

“Gjithnjë krah meje, gëzuar ditëlindjen Ambra, motra jote e vogël të do shumë”, shkruan Arilena. Këngëtarja dhe motra e saj kanë një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën dhe Arilena i merr gjithmonë mendim asaj pas çdo performance.

“Ambra më thotë gjithmonë pas performancave çfarë nuk shkoi sepse do që të jem e përsosur, mua më intereson gjithmonë ta dëgjoj mendimin e saj sepse është e sinqertë”, tha Arilena për motrën, e ftuar te “Rudina” pak kohë më parë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al