15 Korrik, 2023

Shumë vapë për të fjetur? Çfarë duhet të bëni për një gjumë të rehatshëm


Dritaret- Lërini dritaret hapur natën dhe mbajini të mbyllura gjatë ditës.

Ventilatori- Përdorni ventilatorin për të lëvizur ajrin. Mos e drejtoni atë drejt vetes ndërsa flini, më mirë ta mbani lart ose poshtë

Uji- Pini shumë ujë gjatë ditës dhe një gotë para se të shkoni në shtrat për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.

Dush i ngrohtë- Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat edhe pse mund t’ju duket e çuditshme uji i nxehtë (në krahasim me ujin e ftohtë) do të rrisë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe do të rrisë humbjen e nxehtësisë nga trupi, duke ju bërë të ndiheni më të freskët.

Pako akulli– Vendosni një pako akulli në kyçet e dorës, qafë, bërryla, kyçet e këmbës dhe madje edhe prapa gjunjëve. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të freskët.

Errësira- Llambat lëshojnë nxehtësi dhe mund t’ju shqetësojnë gjumin. Fikni të gjitha dritat dhe mbajeni dhomën tuaj më të freskët.

Çarçafë- Preferoni të përdorni çarçafë material pambuku në këtë mënyrë do të bëni gjumë të qetë dhe nuk do të djersiteni./PSIKOLOGJIA

© Panoramaplus.al