Kim Kardashian është padyshim një nga personazhet më të përfolura në botën e showbiz-it. Ajo dhe familja e saj, të cilat janë pjesë e një reality show, janë pothuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes si nga publiku ashtu edhe nga mediat botërore.

Por si ka qenë 21 vite më parë Kim Kardashian, që sot cilësohet si një ndër femrat më të bukura në botë?

Ka qenë pikërisht mamaja e saj Kris Jenner e cila ka publikuar foton e Kimit kur ishte vetëm 17 vjeçe. Padyshim që diferenca me Kimin sot është shumë e madhe.
Ylli i “Keeping Up With Kardashians” shfaqet me vetulla të holla, ndërkohë që make-up i cili përdorej atëherë ishe një ton ngjyrë kafe dhe buzët me pak shkëlqim.

Sigurisht që Kimin që jemi mësuar ta shohim ditët e sotme, është e mahnitshme!
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
