5 Prill, 2018

Shumë lek dhe seks, Angela Martini publikon videot e nxehta me bashkëshortin


Modelja shqiptare Angela Martini është martuar së fundmi me dashurinë e saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh dhe së bashku janë shpërngulur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga publikimet që Angela bën në rrjetet sociale, duket se ajo është shumë e lumtur krah bashkëshortit, me të cilin publikon shpesh foto nga jeta e përditshme.

Por një ditë më parë, modelja seksi ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, disa video me skena të nxehta mes çiftit.

Në këto video Angelën e shohim të veshur me të brendshme në dhomën e gjumit, ndërkohë që fluturon lekë në ajër gjatë momenteve intime.

Mesa duket, këtë videoklip të nxehtë e ka realizuar rumuni Dragos, i cili është producent filmash në Shtetet e Bashkuara, ku çifti po jeton momentalisht.

“Sepse jo shumë çifte mund ta bëjnë këtë”, ka shkruar Angela përkrah videove, të cilat menjëherë kanë marrë reagimet e panumërta të fansave.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al