Maluma kishte planifikuar të performonte në Shqipëri në datën 14 mars.

Po planet e tij u anuluan për shkak të situatës së koronavirusit dhe futjes së vendit në shtetrrethim.
Këngëtari tha se i vinte shumë keq për anulimin e turneut të tij në një kohë të pacaktuar.
Por Maluma ka sjellë datat e reja të koncerteve që do mbajë përfshirë edhe atë Shqipëri.
Në një postim në Facebook, ai zbuloi se do performojë në datën 6 shtator dhe vendndodhja do jetë e njëjtë, në sheshin Nënë Tereza.

© Panoramaplus.al

