10 Maj, 2025

“Shtysën më të madhe ai e ka pasur nga…”- Krizë në martesën e Vesa Lumës dhe Big Bastës? Këngëtarja hedh poshtë aludimet dhe mbështet publikisht partnerin! Surpriza e madhe që i ka përgatitur


Marrëdhënia mes Big Bastës dhe Vesa Lumës është komentuar shumë së fundmi teksa u përfol se këngëtarja nuk ishte dakord me vendimin e reperit për tu bërë pjesë e reality show-t, Ferma VIP.

Mirëpo Vesa i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime me anë të një postimi në rrjete sociale teksa shkruan se shtysën më të madhe ia ka dhënë ajo reperit për tu bërë pjesë e fermës.

Në rreshtat që shkruan këngëtarja shfaqet mjaft krenare dhe vlerësuese ndaj partnerit të saj teksa shprehet se ai është një shembull i artistëve shqiptar.

Një nga arsyet pse @bigbastazone eshte bere pjese e Reality Shoë Ferma Vip, (dhe shtysën me te madhe e ka pasur nga unë) është te jap një shembull ndryshe, te jap një fije shprese qe ka dhe artist te civilizuar me edukate e me kulture. Artist qe ska nevojë ti kene frike te gjithë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit te tij qe ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjence. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejte e me këmbë ne toke qe kam njohur,” shkruan ajo.

Ndër të tjera këngëtarja ka zbuluar edhe një surprizë teksa nënkupton se në prime-n e radhës do të vizitojë Big Bastën brenda fermës, posaçërisht për ditën e saj të lindjes.

Të shkoj t’ia bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën dhe ca t’i them nga ju se nga unë e di vet?” i ka pyetur Vesa ndjekësit.

Postimi i plotë

Gjatë gjithë jetes time kam shfrytezuar platformat e mija te ndertuara prej shume vitesh, per te luftuar fenomene qe kane shfaqur nje ane jo shume pozitive ne shoqerine tone. E ndjeja per detyrim, sidomos pas lindjes se djalit, kur e kuptova realisht esencen e jetes.

Nuk e dija qe ajo qe do me dhimte me shume, eshte te shoh kolege e artiste, te cilet japin shembuj te keqij tek rinia qe i shohin si model. Aty me mbyllet goja… Nje nga arsyet pse @bigbastazone eshte bere pjese e Reality Shoë Ferma Vip, (dhe shtysen me te madhe e ka pasur nga une) eshte te jap nje shembull ndryshe, te jap nje fije shprese qe ka dhe artist te civilizuar me edukate e me kulture. Artist qe ska nevoj ti kene frike te gjithe pse ngre zerin,por t’i jap shembull djalit te tij qe ofendimet luftohen me qetesi dhe intelegjence. I vetmi repist social dhe njeriu me i drejte e me kembe ne toke qe kam njohur (kete e dijne te gjithe ata qe e njohin)..

Ndaj, Jam jasht mase e lumtur e krenare, qe me ne fund po e njihni Gerin, po e mbeshtetni aq fort.

Keto dite kane qene jo shume te lehta, por sic po na meson dhe @bigbastazone – me qetesine e tij te pashoq I duruari i fituari A Tani me thoni.. te shkoj tja bej nje suprise per ditelindjen time te henen dhe ca ti them nga ju se nga une e di vet.

 

 

© Panoramaplus.al