Këngëtarja bukuroshe Zaimina Vasjari ka pakë kohë që është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Khloe. Të gjithë jemi kurioz ta njohim vogëlushen e vogël, por këngëtarja ka preferuar të mos bëjë publike asnjë foto të saj.

Por mesa duket ajo tundohet herë pas here, për të treguar detajet që e bëjnë të lumtur nga ky rol i ri që ka marrë, njësoj siç ka qenë video e publikuar nga ajo në “Instastory”, ku vogëlushja është duke pushuar dhe ka kapur dorën e mami Zaiminës.

Një gjë e tillë e ka emocionuar këngëtaren e cila në videon e postuar shkruan: “Shtrëngimi më i bukur në jetë”, nga pamjet e nxjerra mund të shihet pak dhe fytyra e vogël e Khloe-s, edhe pse Zaimina është munduar t’ia zërë me një emoj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
