6 Maj, 2025

Shtohen thashethemet për probleme në marrëdhënien e Hailey-t me Justin Bieber, modelja shfaqet pa bashkëshkortin në Met Gala! Çfarë po ndodh mes çiftit


Modelja Hailey Bieber mori pjesë në Met Gala 2025 vetëm, pa bashkëshortin e saj, Justin Bieber.

Ky i fundit, sipas një postimi që bëri në Instagram, preferoi të qëndronte në shtëpi dhe të shijonte ndeshjet sportive në televizion me miqtë e tij.

28-vjeçarja, nga ana tjetër, doli nga hoteli Carlyle në New York me një aksesor të papritur në dorë: një koktej Martin.

Për eventin e këtij viti, ajo veshi një fustan të shkurtër të zi në stilin e xhaketës, të cilin e kombinoi me bizhuteri Tiffany & Co.

Së fundmi, Justin ngarkoi një tjetër foto që ngre shqetësime në lidhje me shëndetin e tij mendor, me një bong.

Shfaqja solo e Hailey-t i shton thashethemet për probleme në marrëdhënien e saj me Justin. Në fakt, pas një transmetimi të çuditshëm live nga Justin, fansat e tij vunë re se gruaja e tij nuk e ndiqte më në Instagram. Këngëtari repoi një këngë të re, pa bluzë dhe me sy gjysmë të mbyllur dhe me tekst si “Ti je thjesht një kurvë e vogël e imët, me siguri”, më pas ai e çaktivizoi për pak kohë llogarinë e tij.

Sipas një burimi anonim që foli për Page Six, ishte një gabim teknik që ndodhi kur ai çaktivizoi përkohësisht llogarinë e tij. Megjithatë, siç i tha dikush në mënyrë anonime të njëjtës media në shkurt, Justin po kalon një kohë të vështirë dhe Hailey po bën çmos për ta mbështetur atë, por ajo nuk mund të bëjë gjithçka.

Megjithatë, për të qenë i drejtë, çifti ka marrë pjesë në Met Gala vetëm një herë së bashku. Sidomos që kur priti në jetë djalin e tij, Jack Blues Bieber, në gusht 2024, ai i ka kufizuar më shumë paraqitjet e tij publike.

© Panoramaplus.al