26 Prill, 2021

“Shteti ynë amë, të pajisë kosovarët me pasaporta shqiptare”- Thirrja e Rona Nishliut: Problem s’është votimi i Albin Kurtit, por …


Këngëtarja e njohur Rona Nishliu i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të pajisë çdo kosovar, që ka dëshirë, me pasaportë shqiptare.

Teksa iu drejtua kritikëve të kryeministrit Albin Kurtit, i cili votoi në Shqipëri për zgjedhje parlamentare, ajo u shpreh se “nuk duhet të ishte ky diskutimi, por fakti që Kosova nuk është anëtare e OBK dhe se për 20 vite iu është përplasur dera fytyrës nga BE”.

Rona Nishliu shkroi në një postim në Facebook se kosovarët janë të izoluar, të pambrojtur dhe të pasigurt.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njëjtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën fytyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vuçiçi vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon,”– shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al