11 Shkurt, 2021

Shtëpia luksoze e modës “Fenty” të Rihanna-s mbyllet pas dy vitesh! Ja arsyeja


Grupi i produkteve luksoze “LVMH” dhe këngëtarja Rihanna kanë rënë dakord të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty”, pas më pak se dy vjet prodhim, raporton “BBC”.

rihanna (3)

Sidoqoftë, linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.

“LVMH” tha se rrobat e gatshme për veshje të ”Fenty-t” do të “presin” deri në krijimin e kushteve më të mira.

ARCHIVO - La cantante Rihanna, la primera mujer negra en dirigir una casa de lujo en París, posa al presentar la primera colección de diseños de Fenty en la tienda pop-up en París, Francia, el 22 de mayo de 2019. Un tuit de Rihanna sobre las protestas de los agricultores indios enfureció al gobierno y a partidarios del partido del primer ministro, Narendra Modi el 3 de febrero de 2021. (Foto AP/Francois Mori)

Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh fansash, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën e tyre.

Por “LVMH” dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.

rihanna3

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë zezake që udhëhoqi një shtëpi prodhimi nën markën “LVMH” kur filloi “Fenty” në pranverën e 2019-ës.

Por nuk ka pasur asnjë postim në llogarinë e markës në Instagram që nga fillimi i këtij viti dhe asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur që nga nëntori i vitit të kaluar.

rihanna (4)

Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë ardhur “në kurriz” të karrierës së saj muzikore.

Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tani ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016, që kur nxori në treg albumin “Anti”.

© Panoramaplus.al